Rama: Me 3 “lojtarë” të fortë në Çmimin Europian për Hapësirën më të bukur 2018

schedule22:16 - 22 Maj, 2018

schedule 22:16 - 22 Maj, 2018

Në listën e finalistëve të Çmimit Europian për Hapësirën më të bukur Publike 2018, krahas sheshit Skënderbej në Tiranë, janë rreshtuar edhe Lungomarja e Vlorës dhe Shëtitorja Bregdetare e Himarës. Kryeministri Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale raporton këtë lajm, duke e quajtur sukses për Programin Kombëtar të Rilindjes Urbane!

“Çmimi jepet në Qershor dhe tani që shkuam në finale me 3 “lojtarë” të fortë, shpresoj shumë të jemi supriza e këtij viti në Barcelonë”, shkruan kryeministri Rama./abcnews.al