Rama: Mbyllja me dhunë e fakulteteve tregon pengmarrësit e protestës

schedule12:25 - 7 Janar, 2019

schedule 12:25 - 7 Janar, 2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rifillimin e protestës së studentëve. Në një status në rrjetet sociale kreu i qeverisë shkruan se:

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh”.