Rama mbledh sot dhe nesër qeverinë në Berat

schedule12:30 - 23 Shkurt, 2018

schedule 12:30 - 23 Shkurt, 2018

Berati do të jetë sot stacioni pritës i ekzekutivit shqiptar, kjo pasi Kryeministri Rama do të mbledhë sot dhe nesër qeverinë në këtë qark. Kështu, në kuadër të nismës për t’u zhvendosur me kabinetin të paktën një herë në muaj në një qark të vendit, qeveria ka zgjedhur që kësaj radhe destinacioni i saj të jetë Berati. Konkretisht qeveria do të inspektojë disa investime në infrastrukturë në këtë qark, dhe pas vendimeve të qeverisë do të ketë një komunikim me median.

Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të koncesioneve mbi kanionet e Osumit. Ndërsa, ditën e shtunë, do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!