Rama mbledh rajonin e Veriut: Verifikim drejtorëve të institucioneve

schedule10:40 - 26 Korrik, 2019

schedule 10:40 - 26 Korrik, 2019

Edi Rama mblodhi sot shtabin partiak të rajonit të veriut, ku kërkoi verifikim të punës së drejtorëve rajonalë dhe paralajmëroi shkarkime në periudhën shtator-tetor. Kryebashkiakëve të rinj, Rama u kërkoi të fillojnë punën për buxhetet, ndërsa në mbledhje mungoi Ditmir Bushati, i shkarkuar nga posti i drejtuesit politik të Shkodrës.

Këtë mëngjes, Edi Rama mblodhi rajonin e veriut që ai drejton, për tu kërkuar kryetarëve të bashkive, deputetëve apo ministrave të linjës, që gjatë periudhës shtator dhe tetor të bëhet kontroll i punës së drejtorëve rajonalë, dhe të shikohet kontributi i tyre elektoral në PS.

Burimet i thanë ABC News se kryeministri ka pranuar me shqetësim se administrata në terren ka probleme, dhe se shërbimi ndaj qytetarëve është larg asaj që duhet.

Kryesocialisti ju ka dhënë porosi të vetëve që brenda muajit tetor të verifikohen të gjithë drejtorët, dhe për ata që nuk plotësojnë pritshmëritë, Këshilli Rajonal do të marrë vendimet e shkarkimeve.

Kryebashkiakëve të rinj, të cilët sipas parashikimit të Edi Ramës, do të jenë në punë të gjithë brenda 15 gushtit, kryeministri ju ka dhënë porositë e veta.

Prej tyre, Rama kërkon një analizë për cdo punonjës bashkie, duke mos harruar porosinë e zakonshme për të mos hequr nga puna asnjë grua e vajzë.

Kreu i socialistëve, ju ka lënë porosi krerevë të bashkive të fillojmë menjëherë të bëjnë gati organigramat e bashkive, dhe të punojnë me prioritet për buxhetin e vitit të ardhshëm, si dhe të ideojnë planin e investimeve.

Në këtë mbledhje të parë pas ndryshimeve në Kupolën e PS, mungoi Ditmir Bushati, por jo Lindita Nikolla.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!