Rama mbledh ministra e deputetë në PS, demokratët kanë lajmëruar se do të jenë në shesh si qytetarë të thjeshtë

schedule16:23 - 2 Mars, 2020

schedule 16:23 - 2 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot takime sektoriale në PS. Kryesocialisti po zhvillon takime me deputetë e ministra.

Gazetarja Esiona Konomi tha për “ABC News” se takimet nuk kanë qenë të programuara.

“Teksa të gjithë presin marshimin e Metës, kryeminsitri Edi Rama prej disa orësh po zhvillon takime me deputetë të PS-së. Deputetët kanë raportuar se çfarë është bërë deri më tani. Këto takime nuk kanë qënë më herët të programuara”, raporoti gazetarja Esiona Konomi.

Ndërsa sa i përket manifestimit të thirrur nga Presidenti, demokratët kanë njoftuar se do të jenë shesh.

Gzetari Junxhin Mustafaraj nga selia e PD raportoi se duke qenë se kjo është një manifestim i thirrur nga Presidenti, lideri i PD ka zgjedhur një tjetër itenerear për të mbështetur mitingun, Basha do të vijë si qytetar i thjeshtë nga shtëpia e tij.

Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha do të jenë në manifestim si qytetarë të thjeshtë, për të mbështetur thirrjen e Presidentit në mbrojtjte të Kushtetutës.

Të gjithë drejtuesit opozitar i kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre të jenë të pranishëm në mbrojtje të Kushtetutës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!