Rama mbi një jaht: E rrallë, një Lul për së mbari

schedule15:18 - 9 Shkurt, 2019

schedule 15:18 - 9 Shkurt, 2019

Një jaht në majë të malit në Kolonjë, prodhuar me dorë, gati për të dalë në det. Historinë e qytetarit pasionant kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta tregojë hipur mbi jahtin e përfunduar.

Nuk lë rast t’i shpëtojë asgjë që lidhet me emrin e kundërshtarit të tij politik. Edhe mbi një jaht në majë të malit në Kolonjë ngjitet për të treguar se kë duhet të ndjekin shqiptarët.

“Në këtë rrënojë, jaht i prodhuar me dorë nga një Lul për së mbari. Jaht që është gati të dalë në det. Ja se çfarë mund të bëjë njeriu kur ka ëndrra, kur ka guxim, kur ka vullnet dhe kur i punojnë duart tamam të arta”.

Këtë histori të rrallë siç e quan kryeministri Rama e ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram jo vetëm për t’u thënë se ka edhe persona të mbarë me emrin Lulzim por për ta ndjekur si shembull të një ëndrre të realizuar falë pasionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!