Rama letër liderëve të BE: Na ndihmoni në betejën me baronët e drogës

schedule15:02 - 20 Nëntor, 2017

schedule 15:02 - 20 Nëntor, 2017

Në një shkrim për Financial Times, me titull “Krimi shqiptar i drogës tashmë është një problem europian”, Kryeministri Rama ka bërë të ditur, se ka kërkuar mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian në këtë betejë. “Të premten u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të BE-së duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës”, ka thënë Rama për Financial Times.

Ndërkohë, Kryeministria publikoi në faqen e saj zyrtare letrën e firmosur prej Ramës në adresë të homologëve të tij. Duke iu referuar bosëve të krimit, ai shkruan: “Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme”.

Ndërsa kërkon ndihmë, Rama thekson në letrën e tij se Shqipëria është e gatshme t’i vërë këta njerëz para drejtësisë. “Ndryshe nga sa thuhet në media, Shqipëria nuk është më kryeqyteti i kanabisit”, shpjegon Kryeministri. Ai citon vokacionin europian të shqiptarëve e ndërsa rreshton reformat e qeverisë së tij, kërkon mbështetje për hapjen e negociatave të anëtarësimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!