Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama-Lelit: Mbylli ato gropat atje, ç’të tenderuar pret!

schedule15:34 - 1 Maj, 2020

schedule 15:34 - 1 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në terren për të inspektuar punimet në kantierin e “Lungomare 2″në Vlorë.

Gjithsesi, gjatë vlerësimit të punës, duket se Ramës i ranë në sy disa gropa për të cilat nuk ngurroi që të kritikonte Dirtan Lelin. Ai e urdhëroi Lelin që t’i rregullonte vetë gropat në fjalë dhe të mos priste tenderim, pasi ky i fundit i tha se i ka tenderuar.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Mos prit për ato rregullimet atje se nuk ka sens që i lini ato….shikoje shikoje!

Dritan Leli: Ato tani i kam tenderuar

Edi Rama: Jo, jo lere tani, ato duhen rregulluar, 2 metra gropa janë aty rregulloi vetë, nuk ka tani apo pastaj. Tenderuar?! Ç’tenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë aty dhe bëhen gangrenë.

Dritan Leli: Ato do t’i mbyllim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!