Rama: Kuvendi, rol lider në vend/ Mesazhi në mes të një përplasjeje për Kushtetuesen

schedule17:24 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 17:24 - 11 Dhjetor, 2024

Në kulmin e debateve për opinionin e Venecias, i cili i dha të drejtë kuvendit për qëndrimin që ka mbajtur për mandatin Olta Xhackës nw raport me kwrkesat e Gjykatws Kushtetuese, kryeministri Edi Rama, e cilësoi Parlamentin si institucionin kyc që mund të garantojë tranparencë dhe llogaridhënie.

Në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në Be-rruga e reformave”, kreu i qeverisë tha se rruga drejt Bashkimit Europian kalon pikërisht nga parlamenti i Shqipërisë.

“Kuvendi, i cili është i vetmi që ka të drejtën dhe detyrën ti thërrasë të gjithë, madje dhe t’ju kërkoj dhe hesap, të bëj rezoluta, të ngrejë probleme, të kërkoj llogari. Ky është institucioni që procesi është i harmonizuar, transparent dhe ka elementin llogaridhënës të të gjithë institucioneve”.

I vetëdijshëm për rolin që kanë të tre pushtetet për vijimin e reformave, Rama kërkoi më shumë koordinim për të arritur synimin madhor të shqipërisë, dhe ajo qeverisë së tij, bashkimin me familjen europiane,.

“Shqipëria është një Republikë që ka tre pushtete të pavarura, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, por të tre këto pushtete kanë detyrimin të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe në këtë proces duhet të udhëhiqen nga sensi i misionit kombëtar të harmonizimit të të gjithë forcave për të arritur rezultat.”

Ndërsa garanton se partia socialiste, si iniciatore e reformës në drejtësi do të sigurojë paprekshmërinë e saj.

E për Partinë Demokratike thotë se nuk do e presë të ndryshojë mendim por do të ecë përpara në rrugën drejt reformave, tanimë që na ndajnë vetëm pak ditë nga konferenca e rradhës ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!