Kryeministri Edi Rama ka folur për Mbretëreshën Elizabethg, teksa sot ajo përcillet me ndrimet më të mëdha në banesën e fundit.
Në emisionin “Wake Up America”, Rama kujtoi kur ishte në pritjen e organizuar në pallatin Buckingham në vitin 2019, ku ishte së bashku me liderët e tjerë të NATO-s, me rastin e 70-vjetorit të Aleancës.
Rama tha se liderët e tjerë ishin me të drejtë nervozë, sepse do e takonin dhe do flisnin Mbretëreshën, por ky nuk ishte rasti i tij.
“Ishte një pritje e madhe në pallatin Buckingham, ishte e paharrueshme për mua dhe për të gjithë. Nuk mund ta them më mirë se presidenti francez: Për britanikët ajonishte mbretëresha e tyre, për ne ishte Mbretëresha. Teksa britanikët kanë mbreti e ri, ne nuk kemi më Mbretëreshë. Liderët e tjerë duhet të ishin nervozë sepse do ta takonin, nuk ishte rasti im”, tha Rama. /abcnews.al