Rama kthen maskën në “armën” e 25 prillit

schedule21:58 - 3 Nëntor, 2020

schedule 21:58 - 3 Nëntor, 2020

Pjesë e modelit të ri të fushatës zgjedhore në vend është bërë edhe aksesori kryesor i periudhës që po jetojmë. Në këtë kuptim e ka përshtatur kreu i qeverisë shqiptare maskën mbrojtëse ndaj koronavirusit. Që prej ditës kur ajo u bë me detyrim në ambientet e jashtme, Rama është shfaqur në publik me maska të ndryshme që përcjellin të njëjtin mesazh.

Fillimisht ai u shfaq me një maskë të zezë me trëndafil, i cili është edhe simbol i partisë që ai drejton. Ndërsa më vonë duke kombinuar ngjyrat Rama ka përshtatur inicialet e kësaj partie në çdo dalje publike. Ditën e sotme ai ka shpërndarë një album fotosh ku shfaqet me disa maska të ndryshme, ndërkohë që në njërën prej tyre shoqërohet edhe nga e shoqja Linda Rama.

“Mbaje maskën, ruaj shëndetin, shpëto jetë”, shkruan Rama duke përcjellë edhe njëherë mesazhin sensibilizues./mv.abcnews.al