Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama krijon 2 ministri të reja në mandatin e tretë, dy emrat surprizë në kabinetin qeveritar

schedule11:50 - 2 Shtator, 2021

schedule 11:50 - 2 Shtator, 2021

Katërvjeçari i ri i qeverisë socialiste ka sjellë risi në strukturimin e saj me emra suprizë dhe dikastere të reja.

Kështu nga dy, Rama deklaroi se do të jenë katër ministri shteti. Listës së ministrive i shtohet ajo e Rinisë dhe Fëmijëve e cila ndahet më vete nga ministria e Arsimit.

Lexo edhe: Dalin emrat, kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama, 8 dikastere me të njëjtit drejtues



Kjo ministri do të drejtohet nga zv/ministrja e Arsimit në mandatin e shkuar Bora Muzhaqi një emër i ri në radhët e socialistëve e cila spikati gjatë fushatës elektorale.

Një tjetër dikaster i ri është ai i Standardeve dhe Shërbimit që rikthen në qeveri Milva Ekonomin e cila më herët ka mbajtur postin e ministres së Bujqësisë.

Emri tjetër surprizë në radhët e qeverisë është Edona Bilali e cila përveç postit në krye të ministrisë për Sipërmarrjes është caktuar nga Rama drejtuese për qarkun e Shkodrës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!