Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama krah Gjiknurit në Vlorë: Bujar Leskajt i duket sheshi si qofte me raki

schedule14:19 - 18 Shkurt, 2021

schedule 14:19 - 18 Shkurt, 2021

Nga Vlora, kreu i qeverisë Edi Rama ka thumbuar drejtuesin politik të Partisë Demokratike Bujar Leskaj për këtë qark.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha se çështja e sheshit të Vlorës është politizuar, ndërkohë Rama shtoi se kjo bëhet nga Leskaj pasi sa herë bëhen ndryshime, PD kujtohet për të mbrojtur atë që nuk shkon.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Diku ku sot janë shkallaret të jetë një oaz më vete

Damian Gjiknuri: Është politizuar ky problem dhe kjo është më qesharakja. Ata që e kishin harruar këtë shesh fare u kujtuan tani. Por sheshi për ata vlente vetëm kur vinin për të ngrejt flamurin.

Edi Rama: Politizimi është drejtpërdrejtë i lidhur me Leskajn. Se Leskaj ata katër topat i ka si qofte, dhe atë shatërvanin e ka si raki dhe në momentin kur I thua do hiqet I duket sikur do heqë qofte me raki. Kudo ku ndërhyhet për të bërë ndryshim kujtohen për të mbrojtur atë që nuk shkon dhe duhet të ndryshojë, Kjo është sëmundje e vjetër.

Damian Gjiknuri: Vlera e një sheshi historik është kur është i gjalllë

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!