Rama konfirmon në Korçë rikandidimin e Sotiraq Filos

schedule18:53 - 8 Shkurt, 2019

schedule 18:53 - 8 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga Korça takimin e parë publik të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”. Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për marrëdhënien me opozitën, për të cilën tha se shpesh herë janë të detyruar që të sillen si ata.

 Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos si kryebashkiak të Korçës edhe për një mandat tjerët katër vjeçar. “Bashkia që duam”, ishte edhe cikli i ri i takimeve të kreut te qeverisë me qytetarët e Korçës.

Kryeministri premtoi në Korçë edhe ndërtimin e një materniteti të ri, por edhe të një stadiumi modern.

“Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, do kemi edhe Kukësin me stadium. Mqs keni Elisën deputete, ka shanse që pas Kukësit të bëhet stadiumi edhe në Korçë. Kemi një plan për rindërtimin e stadiumit. Korça e meriton dhe nuk mundet dot që në gjithë këtë moderinizim, ne të lëmë akoma për një kohë të gjatë stadiumin në atë gjendje që është, që është qesharak. Do investohemi seriozisht për të bërë një stadium model të standardeve të sijes që është vendosur këtu, për çdo ndërtim të ri që bëhet në Korçë”.

Rama kërkoi ndjesë për përplasjet e ashpra, por edhe për fjalorin e padenjë nga foltorja e Kuvendit.

“Kush fle me qen, zgjohet me pleshta”. Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë “Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin”. 

Gjatë takimit, Sipas kryeministrit shumë qytetarë kanë treguar problemet e tyre, por zgjidhjet i kanë marrë pas aplikimit të platformën e bashkë qeverisjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!