Rama konferencë për mediat me homologun egjiptian: Do të vendosim linjë direkte ajrore Kajro-Tiranë

schedule16:34 - 23 Tetor, 2021

schedule 16:34 - 23 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Republikën Arabe të Egjiptit nga ku po mban edhe një konferencë për mediat me kryeministrin e vendit Moustafa Madbouly. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u zotua që do të kujdeset personalisht për të vendosur një linjë të drejtpërdrejtë të fluturimit Kajro-Tiranë.

“Unë do të kujdesem personalisht për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë të fluturimit midis Kajros dhe Tiranës dhe anasjelltas. Nuk e di nga pala egjiptiane, por nga pala shqiptare ju siguroj që avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Dhe, kjo linjë ajrore nuk do të jetë barrë për kompaninë, krejt e kundërta, do të ndihmojnë shumë shqiptarë që dua të bëjë pushimet këtu.”

Ndërsa, kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly u shpreh se me Ramën diskutoi për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve në vitet që do të vijnë.

“Diskutuam marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u përqendruam në bashkëpunim në energji, turizëm dhe tregti apo kulturë. Pikëpamje për çështje ndërkombëtare. Besoj që takimi do jetë mbështetës për marrëdhëniet tona për ekonominë dhe investime…Nënshkruam tri marrëveshje bashkëpunimi dhe presim me padurim të rrisim marrëdhënie dypalëshe.”

Kurse kryeministri shqiptar shprehu mirënjohjen për mikpritjen ndërsa falënderoi edhe presidentin e vendit të cilin e takoi më herët gjatë ditës.

Rama tha se për të është një nder dhe krenari që gjendet në Egjipt dhe flet për rrënjët e “miqësisë së gjatë mes dy vendeve.” Ai solli në vëmendje se Egjipti ka mirëpritur shumë shqiptarë emigrantë.

“Më lini të shpreh mirënjohjen time për mikpritjen që përcaktohet me ndjenjë e fortë të miqësisë. Po ashtu edhe për takimin me presidentin të cilit dua ti shpreh publikisht falënderimet. Më lejoni të them se përpara se Egjipti të bëhej shtet i konsoliduar që është sot, nuk duhet harruar që për shumë dekada sidomos nuk shfaq si ëndrra amerikane, me mundësi të panumërta që ofronte kultivimi i pambukut. Është një nder dhe e marr me krenari të gjendem këtu dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë. Nuk dua të flas për të shkuarën apo shtigjet që Muhamet Ali hapi, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër që për shkak të figurës së tij që ishte imponuese, ndonjëherë ka mbetur pak në hije. Rrethuar nga gjeneralë e komandantë Muhamed Ali i kushtoi një rrugë të tërë punonjësve shqiptarë. Egjipti mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korçën dhe e bëri me të njëjtën hapësi me të cilën priti italianët, grekët apo francezët. Më duhet të them se shqiptarët qoftë të mysliman apo të krishterë ishin administratorë apo edhe doktorë. Kujtoj dr. Mihal Turtulli , i krishterë . Unë jam krenar të them që shqiptarët dhanë kontributin e tyre për këtë vend por po kështu përfituan nga ky vend dhe kjo na bën mirënjohës.” /abcnews.al/