Kreu i qeverisë ka deklaruar në përfundim të mbledhjes me drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS-së se Kuvendi do ta votojë pa asnjë ndryshim Kodin Zgjedhor të kthyer mbrapsht nga presidenti Ilir Meta. Rama tha se askush nuk mund të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më tepër presidenti Ilir Meta.
“Do të votohet pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje siç është votuar nga parlamenti me një shumicë kuptimplotë dhe askush nuk mund të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më tepër Ilir Meta”, tha Rama.
Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara nga shumica pa mirëkuptimin e opozitës në Këshillin Politik. Meta thotë se ato janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me standartet europiane europiane, si dhe u bënë në mënyrë të njëanshme dhe pa një konsensus gjithëpërfshirës./mv. abcnews.al

