Rama: Kemi gati paketën më të madhe të investimeve, 10 miliardë presin të financojnë ekonominë

schedule17:00 - 16 Prill, 2021

schedule 17:00 - 16 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste do të vijojë punën pa bërë hapa pas, për ta bërë Shqipërinë kampionë të eksporteve bujqësore.

Gjithashtu Rama u shpreh se sot është gati paketa më e madhe e investimeve të huaja dhe publike për Shqipërinë, ndërsa shtoi se janë rreth 10 miliardë që presin të financojnë ekonominë shqiptare.

“Sot jemi eksportuesit më të mëdhenj të domates, perimeve, por kemi akoma kaq shumë potencial, rrugë për të bërë së bashku, Ne kemi mundësinë ta ngjisim Shqipërinë në atë majë ku e kanë lënë amanet të gjithë ata që e kanë shkruar historinë në këtë vend me punë dhe besnikëri ndaj punës.

 

Sot kemi gati paketën më të madhe të investimeve të huaja dhe publike për Shqipërinë, janë rreth 10 miliardë që janë gati për të filluar që të financojnë ekonominë shqiptare”, tha Rama.

/abcnews.al/