Rama: Kemi ende një operacion tjetër për të zhvilluar, i paqartë se sa është numri

schedule08:24 - 1 Gusht, 2021

schedule 08:24 - 1 Gusht, 2021

Kanë mbërritur sot në atdhe 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq të “Al Holit” në Siri.

Lexo edhe: Riatdhesohen 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare nga kampi i ferrit Al Hawl

Në një konferencë për mediat kryeministri Edi Rama u shpreh se ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dihet saktësisht.

“Ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht.  Sepse është një punë terreni për të gjetur personat, por llogarisim një numër pa a shumë të njëjtë më këtë të sotmin duke menduar se më shumë se gjysma është marrë.

Do të kenë një periudhë të shkurtër garantimi , po ashtu do të bëhen të gjitha procedurat mjekësore, dhe më pas do të dërgohen ose në shtëpi ose do të çohen në struktura të posaçme”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!