Rama: Kandidati i Matit ka informuar imtësisht për 21 janarin

schedule14:00 - 14 Maj, 2019

schedule 14:00 - 14 Maj, 2019

Në bashkëbisedimin me gazetarët ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për kandidatin në Mat, Agron Malaj, i cili ka qenë pjesë e Gardës së Republikës në ngjarjet e zhvilluara në 21 janar, e më pas i shkarkuar nga ish-ministri brendshëm, Saimir Tahiri. Rama tha se, për kandidatin e Matit, janë kryer të gjitha verifikimet dhe është provuar se ai, nuk ka patur asnjë faj në këtë ngjarje. Kryeministri theksoi se Agron Malaj ka informuar imtësisht të gjithë, për 21 janarin.

Ne kemi bërë investigimet tona, është larguar si shumë të tjerë, po jo si për tu konfirmuar për fajësi reale, por për ti dhënë transparencë të gjithë procesit. Dhe transparenca ka rezultuar për pafajësi të tij. Ka qenë 1 nga njerëzit që ka informuar imtësisht për 21 janarin. Agron Malaj, kandidati i Matit ka qenë pjesë e gardës, por nuk ka kryer shkelje në 21 Janar. Nuk i kam futur të gjithë njerëzit në një thes, nuk jemi të gjithë njëlloj. Nuk mendoj se, mendoni se do të zgjidhnim në lidershipin e PS, një person që është fajtor për 21 janarin, e kundërta është e vërtetë”, deklaroi Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!