Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi nga Lezha se kandidatët për deputetë të PS në këtë qark janë banorë të Lezhës, në ndryshim nga ata të Partisë Demokratike që jetojnë në Tiranë. Rama tha se në rast se PS merr maksimumin 4 deputetë, 3 deputetët e palës tjetër do jenë në Tiranë dhe do e shfrytëzojnë Lezhën për fundjavë ose për kafe.
“Në Kurbin e kemi thyer mitin e burrave. Tani duhet të forcohet miti i grave në Kurbin. Nuk është turpi ynë që trashëguam një situatë të tmerrshme. Kemi bërë një reforme të ujit që ka nevojë të zbatohet në vijim.
Jemi në kushtet që brenda vitit 2022 do të kemi përfundimisht 24 orë ujë të pijshëm në të gjithë qytetet e Shqipërisë, përjashto Tiranën që do dojë pak më shumë kohë. Shumë shpejt presin një sasi vaksinash të tjera. Ambicia sado e madhe dhe në duke e pamundur, është që sezoni turistik të jetë më i lehtë se ai i mërpashmi.
Ne I kemi rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve si asnjëherë më parë. Pagat e deputetëve dhe ministrave nuk do rriten asnjë qindarkë, besoj nuk keni asnjë kundërshtim. Skuadra tjetër nuk ka asnjë banor të Lezhës.
Nëse do marrim katër deputetë, tre deputetët e PD, janë banorë Tirane që do vijnë në Lezhë për të pirë kafe. Në të gjitha zonat kemi gjetur përfaqësues të territorit, që i dinë hallet e njerëzve. Kemi njerëz që do të kthehen këtu, nuk do shkojnë të vazhdojnë një jetë mes parlamentit, klubeve mediatike dhe shtëpisë së tyre në Tiranë për ta përdorur Lezhën për fundjavë”, tha Rama./mv.abcnews.al