Rama: Kam besim te drejtësia, por SPAK duhet të reagojë për Gërdecin dhe 21 janarin

schedule22:03 - 4 Maj, 2023

schedule 22:03 - 4 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka besim te drejtësia, megjithatë pati rezervat e tij në lidhje me disa “dosje të nxehta”.

Në emisionin “Real Story”, Rama deklaroi se SPAK duhet të merret me gjykimin e çështjeve si Gërdeci, 21 janari apo edhe CEZ-DIA.

Sipas Ramës, nëse Prokuroria e Posaçme nuk merret me të tilla çështje, është e kotë që të diskutohet.

“I shumëzoj me zero nëse për Gërdecin, 21 janari, për grabitjen e hidrocentraleve, për CEZ-DIA, për kontot e kryemadhit, nëse SPAK nuk merret me këto ne flasim kot. Kemi një prokurori që flet për 21 janarin në Prokurorinë e Tiranës dhe bën sikur nuk e kupton. Unë kam shumë besim te drejtësia, por pse nuk kemi bërë në kallëzime për drejtor e të tjerë, janë muhabete kot”, theksoi kreu i qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!