Rama jep lajmin e mirë për policin që rrezikoi të humbte syrin nga incidentet në protestë

schedule14:24 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 14:24 - 17 Dhjetor, 2020

Operacioni doli me sukses. Kryeministri Edi Rama kishte një lajm të mirë për familjen e efektivit të policisë Fadil Allaraj, që rrezikonte të humbte syrin dhe u dërgua për mjekim në Turqi. Kreu i qeverisë në bashkëbisedimin me mjekët turq, tha se operacioni për policin doli me sukses.

Pas operacionit të parë të syrit edhe ne edhe familja kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar, një transplant të korensë së syrit, për të cilën morëm lajmin që ka dalë me sukses.

Padyshim është një arsye për t’u gëzuar sot, se gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte dicka e garantuar prandaj u desh të shkonte në atë spital dhe mesa duket ka dalë me sukses. Kjo është një gjë e gëzuar për familjen dhe të gjithë” tha Rama.

Fadil Allaraj u lëndua nga incidentet që u shënuan në natën e parë të protestës pas vrasjes së Klodian Rashës në Tiranë nga efektivi i policisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!