Rama jep lajmin: 1 mln e 700 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID, mbroni shëndetin

schedule14:32 - 26 Shtator, 2021

schedule 14:32 - 26 Shtator, 2021

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar me dozën e parë 1 700 000 qytetarë kundër COVID. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.

Rama u bën apel qytetarëve të marrin vaksinën për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë. 1 700 000 vaksinime kundër COVID”, shkruan Rama.

Në Shqipëri prej datës 1 shtator vijon muaji i hapur i vaksinimit për qytetarët mbi 18-vjeç.

Autoritetet kanë vendosur vaksinë me detyrim për ekipet mjekësore, stafet e arsimtarëve dhe studentët. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!