Duke folur nga Elbasani për sezonin e ri politik përpara Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama ka treguar edhe hapat që do të ndiqen në vijim nga PS.
Duke e quajtur Partinë që ai drejton një familje, Rama deklaroi se duhet shumë shpejt të bien dakord për metodikën që do të ndiqet.
Kreu i PS, duke theksuar se një platformë digjitale ekziston tashmë, shtoi se në vijim do të ketë një vlerësim online.
Ndër të tjera, Rama u shpreh:
“Dua të di mendimin e gjithë familjes sonë në gjithë Shqipërinë. Dua ta di sa më parë ndërkohë që e gjithë partia do të hyjë në betejën më të madhe të një mandati.
Prandaj besoj që duhet shumë shpejt të biem dakord për metodikën brenda familjes nga e gjithë familja. Fatmirësisht kemi një platformë dixhitale, kemi një bazë të dhënash me efektivitet. Nuk e kam fjalën për votim online por për vlerësim online. Vlerësimi do të jetë dinamik. Ne nuk jemi një parti e mbyllur pavarësisht se prirjet për t’u hapur janë pjesë e organizimit të partisë sonë.” /abcnews.al/