Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ironizon opozitën: Kam vendosur të intensifikoj daljet ‘live’, sepse tani është bërë një koalicion shumë i madh

schedule09:01 - 6 Mars, 2025

schedule 09:01 - 6 Mars, 2025

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë komunikimit “live” në rrjetet sociale ka replikuar me ndjekësit.

Ai theksoi se dalja e tij “live” në rrjetet sociale nuk është punë qejfi, por punë, përmes së cilës bën dhe një bilanc të punëve të kryera.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe koalicionin e formuar nga Partia Demokratike me partitë e tjera, mes të cilave dhe Partinë e Lirisë.

“Puna ime nuk është punë krahu, është punë mendjeje. Një nga detyrat e mia është të komunikoj, të sqaroj, të reagoj. Kjo për mua është punë, nuk është qejf. Unë nuk jam tiktokist, por jam përfaqësues i zgjedhur, edhe i atyre që nuk më kanë zgjedhur.  Në fund fare kam detyrimin kam detyrimin të shpjegoj gjerat sipas këndvështrimit tim dhe kjo është arsyeja se pse dal live. Duke u afruar dita e zgjedhjeve kam vendosur të intensifikoj daljet. Sepse tani është bërë dhe një koalicion shumë i madh.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!