Rama ironizon opozitën: Bashkimi Evropian s’është studio konsulence që vjen nga Amerika dhe paguhet kushedi sa

schedule08:45 - 1 Prill, 2025

schedule 08:45 - 1 Prill, 2025

TIRANË- Duke folur për negociata dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kundërshtarin e tij politik Sali Berishën.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk i merr në konsideratë njerëzit, të cilët kanë probleme me drejtësinë.

Shefi i qeverisë komentoi edhe ardhjen e Chris Lacivita, i cili është kontraktuar nga PD si strateg i fushatës elektorale.

Sipas Ramës, qytetarët shqiptarë së pari duhet të dinë se cila është shuma e parave që është paguar nga Partia Demokratike dhe burimi i tyre.

“Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment. Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje. Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!