Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh, konsiderohet një specie shumë armiqësore

schedule13:37 - 14 Shkurt, 2025

schedule 13:37 - 14 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’ dhe shpjegon arsyen pse.

Sipas Ramës, ‘Bufi i Kënetës’ është një plaçkitës folesh dhe konsiderohet një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit.

“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, ka shkruar kryeministri krahas pamjes së bufit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!