Rama ironizon Bashën: Këtu vjen dhëndri hipën në makinë dhe i fut një fejesë me Covid-in

schedule16:54 - 1 Prill, 2021

schedule 16:54 - 1 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme takim me anëtarët e Partisë Socialiste në Kavajë.

Gjatë fjalës së tij Rama akuzoi liderin e PD-së, Lulzim Basha se po shkakton vatra infektimi në takimet e tij elektorale me qytetarët.

Kryeministri rikujtoi vizitën e kryedemokratit në këtë qytetet duke u shprehur me ironi: “Ne kemi shumë respekt për traditat, por nuk llokoçitet në tavë dheu dhe hajde të bëjmë muhabet për traditat. Megjithëse ky është varianti më i mirë sepse ka edhe nja variant tjetër hajde, mblidhemi të sheshi i Kavajës së po vjen dhëndri. Dhe kur vjen dhëndri hipën lart në makinë, mblidhen pishtarët për dasmë dhe i fusin një fejesë me Covidin shpejt e shpejt. Por nuk do doja kurrë që t’i kapë Covid dhe t’i dalë dasma për hundësh. Këta janë tapë komplet”.

Gjithashtu ai tha se Kavaja sot është e ngjashme me qytetet e Italisë e të Mesdheut, sepse sipas tij në të kaluarën kur qeverisej nga PD kishte vetëm plehra, ndërsa shton se ky qytet sot është në gjendje të bëjë diferencën dhe se ka ikur koha kur të gjithë të fusnin “dy gishtat në sy”.

Lexo edhe: Rama në Kavajë: Në 25 prill shqiptarët do të vendosin të shkojnë përpara

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Dhe kur vjen dhëndri hipën lart në makinë, mblidhen pishtarët për dasmë dhe i fusin një fejesë me Covidin shpejt e shpejt dhe nuk do doja kurrë që t’i kapë Covid dhe t’i dalë dasma për hundësh. Këta janë tapë komplet.

 “Do të tregojmë që ne përpiqemi të jetojmë me kohën dhe sfidat e kohës. Kjo është  arsyeja përse PS ka një skuadër që është pasqyrë reflektimi duke shkuar tek njerëzit për t’ju ofruar diçka të re, ku njerëzit kanë mundësi të zgjedhin mes shumë kandidatëve me energji të re.

Theksoj se e djathta tradicionale në Kavajë do të thotë anti-komunizëm dhe anti-fashizëm . Anti-komunizmi ynë është anti-komunizëm me fytyrë njerëzore dhe jo një gjueti shtrigash kundër komunistave. Atë gjueti ia kemi lënë atyre që mishërohen nga maja e kokës deri në fund të këmbëve nga Dr. Sali Berisha.

Ajo nuk është e djathta as tradicionale as Europiane ajo është e djathta kap çfarë të kapësh. Kavaja sot është një gjendje të bëjë diferencën. Kavaja nuk na kishte dhënë mundësinë të vinin asnjëherë sepse këtu të gjithë të fusnin dy gishtat në sy.

Kur futeshe këtu ishte sikur futeshe në Palestinë. Kam ardhur në atë kohë kur futeshin gishtat në sy dhe ishte një tmerr sikur futeshe në një zonë lufte. Ndriçim nuk kishte fare dhe gjëja që më ka bërë përshtypje ishte qyteti i mbushur me plehra dhe sot vjen këtu dhe sheh një qytet ku mund të ishte diku në Itali.

Ne kemi shumë respekt për traditat, por nuk llokoçitet në tavë dheu dhe të bëjmë muhabet për traditat. Megjithëse ky është varianti më i mirë sepse ka edhe nja variant tjetër hajde, mblidhemi të sheshi i Kavajës së po vjen dhëndri.

Dhe kur vjen dhëndri hipën lart në makinë, mblidhen pishtarët për dasmë dhe i fusin një fejesë me Covidin shpejt e shpejt dhe nuk do doja kurrë që t’i kapë Covid dhe t’i dalë dasma për hundësh. Këta janë tapë komplet. Këta janë tapë komplet, liri-demokraci  dhe luftojnë komunizmin se ça komunizmi luftojnë këta nuk e di. Se si luftohet komunizmi duke u përqafuar me Covidin vetëm këta e dinë”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!