Kryeministri Edi Rama, në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një video nga kantieri i shëndetësisë në maternitetin e Beratit.
Në postimin e tij Rama shkruan se ky është një investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, dhe që po ndërtohet nga themelet.
“Mirë mëngjes dhe me kantierin e shëndetësisë në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, që po ndërtohet nga themelet, ju uroj një ditë të mbarë. Vijon puna pa u ndalur për të rindërtuar infrastrukturën shëndetësore, nga qendrat shëndetësore në spitale, për akses, siguri dhe cilësi për qytetarët, afër vendbanimit për Shëndetësinë që duam,” shkruan Rama.