Rama inspekton rrugët që lidhin Peshkopinë me fshatin Rabdisht: Parajsë, rritja e numrit të bujtinave e tregon

schedule14:38 - 15 Nëntor, 2023

schedule 14:38 - 15 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë inspektuar dy rrugët e sapopërfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin Rabdisht, ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural dhe 3 fshatra të tjera.

Kjo zonë njihet si prodhuese e patates dhe me natyrën e mrekullueshme për turizmin e llixhave, të cilin do ta fuqizojmë me një plan investimesh publike dhe private.

Gjatë inspektimit, Rama e konsideroi një parajsë, në të cilën numri i bujtinave që po rritet e tregon dhe më shumë.

Ai theksoi se nëse në të shkuarën kishte shumë vështirësi për operatorët, tashmë gjithçka ka ndryshuar.

“Parajsë komplet. Unë e kam problem estetikën dhe numri i bujtinave që rritet e tregon këtë. Janë operatorë që bëjnë atë punë, deri dje ishte e pamundur që të sillje operatorin se humbte rrugën, tani Tirana është afër. Gjithçka do të marri një tjetër energji”, tha ndër të tjera Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!