Rama inspekton punimet në Bypass-in e Tepelenës, Tërmet Peçi: S’keni parë gjë akoma

schedule12:49 - 13 Korrik, 2020

schedule 12:49 - 13 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në Bypass-in e Tepelenës.

Rama e ka konsideruar një vepër të rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.

“I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa ka publikuar edhe videon e inspektimit në atë zonë.

Ndërkohë Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i cili prezantoi ecurinë e punimeve.

Peçi tha se Kalaja ka qenë e bllokuar dhe tashmë po zhbllokohet nga të gjitha zaptimet  e panevojshme. Vitin tjetër besoj Tepelena lidhet me bregun e detit me 80 km, u shpreh ai, ndërsa fton kryeministrin të shohë punimet.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se i ka parë inspektimet në kala, ndërsa Peçi i përgjigjet me të njëjtën shprehje të cilën kryeministri e ka përdoruar në shumë debate politike.

Peçi:  “S’keni parë gjë akoma”

Rama: S’kam parë gjë akoma, e!