Rama inspekton kantierin në Kavajë: Do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit

schedule11:21 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:21 - 2 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme një tjetër zonë në Kavajë, ku është hapur kantieri i rindërtimit të një zone me blloqe pallatesh.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ndërsa u shpreh se nga këto fatkeqësi duhet të nxirret më e mira.

“Të nxjerrim më të mirën nga fatkeqësia. Se tjetër nuk kemi çfarë bëjmë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama theksoi se projekti është një nga 9 kantieret e infrastrukturës arsimore të Rindërtimit, e cila sipas tij do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit, si një transformim rrënjësor i hapësirave e kushteve për nxënësit e mësuesit.