Rama inspekton by pass-in e Vlorës dhe interesohet për aeroportin, Balluku: E kemi pezulluar garën

schedule17:15 - 1 Maj, 2020

schedule 17:15 - 1 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe Ministjra e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë zhvilluar sot një inspektim në By Pass-in e Vlorës.

Ata kanë parë nga afër punimet dhe janë informuar se punimet po ecin me ritme të mira.

 “? NË BYPASSIN VLORË PUNIMET PO ECIN ME RITME TË LARTA. NË KILOMETRIN E PARË KA NISUR ASFALTIMI, NDËRSA NË PJESËT E TJERA PO PUNOHET PËR SHTRESAT RRUGORE DHE VEPRAT E ARTIT.

SË SHPEJTI RINIS ATY KU U NDËRPRE NGA Covidi GARA E AEROPORTIT TË VLORËS (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) DHE MË TEJ NISIM LUNGOMAREN 3 DREJT RADHIMËS, AKSIN E RI ORIKUM-DUKAT SI EDHE PROCESIN PËR TUNELIN E LLOGARASË – NJË KOMPLEKS KANTIERESH TË REJA QË E ÇOJNË NË NIVEL EUROPIAN INFRASTRUKTURËN KRYESORE TË VLORËS DHE KREJT ZONËS TURISTIKE TË BREGDETIT JONIAN? #VLORAqëDUAM❤”

Ndërkohë gjatë inspektimit Rama ka pyetur Ballukun për aeroportin e Vlorës dhe ministrja tha se  janë pezulluar të gjitha procedurat për momentin.

“E kemi pezulluar garën aeroportin, duke pritur një moment më të mirë  pas hapjes së kufijve. Jemi nduke pritur një moment sa më të mirë, pasi një nga kushtet është eksperienca e kompanive”, u shpreh Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!