Kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Rama në Durrës gjatë ditës sotme.
Rama inspektoi disa ndërtesa të restauruara pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa ia shtroi në drekë me peshkatarët duke bërë batuta me Ndrec Lucën, ndërsa Xhaferaj tha se pavarësisht gjithçkaje, prania e kryeminstrit është lajm i mirë pasi bashkia tentoi ta pastronte qytetin.
“E vetmja gjë pozitive nga vizita në Durrës e kryeministrit në largim, është se Bashkia u përpoq të pastrojë qytetin. Kjo ndodh vetëm kur vjen Edi Rama dhe këto 8 vite ai është dukur vetëm dy here”, shkruan Xhaferaj në Facebook.
Xhaferaj është numri 5 i PD-së në qarkun e Durrësit, ndërsa kryeministri e vendosi veten si numri 8 për PS-në, ndërsa nuk resht së sulmuari kryedemokratin kur gjendet në qytetin bregdetar pasi e sheh si pengesën kryesore për suksesin e Rilindjes aty. /abcnews.al