Rama ia delegon Spiropalit interpelancën e thirrur nga Dule, deputeti: Nuk pranoj

schedule10:27 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 10:27 - 16 Dhjetor, 2021

Deputeti i opozitës, njëherësh kreu i PBDNJ, Vangjel Dule kishte thirrur sot në interpelancë në Kuvend kryeministrin Edi Rama për çështjen e respektimit të të drejtave të minoritetit. Rama ka munguar dhe ia ka deleguar ministres Elisa Spiropali.

Dule shprehu indinjatën e tij dhe nuk pranoi që të zhvillojë interpelancën me Spiropalin. Sipas tij veprimi i Ramës sot është tregues i qartë se nuk e ka në axhendë çështjen e minoritetit.

“Nuk respektohet afati kohor i zhvillimit të interpelancës brenda 3 javëve, njoftohem sot në mëngjes se ministri nuk paska denjuar të flasë për këto çështje dhe e ka deleguar. E para është mënyra cinike. E dyta është konstruktive, ashtu duhet të jemi të gjithë m njëri tjetrin, me vlerat dhe parimet e një sistemi demokratik.

Qëndrimi  i sotëm i kryeministrit dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe lirive nuk ekziston në axhendën e prioritete të tij. Për fatin tonë të mirë është në axhendën e BE. Pardje ne nuk morën datë për konferencën e parë ndërqeveritare që uroj ta marrim së shpejti, por patëm konkluzione të qarta. Midis tyre ishin edhe ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve.

Me keqardhje nuk pranoj zhvillimin e kësaj interpelance. Nëse keni mirëkuptimin zhvendose në një datë tjetër të favorshme me kryeministrin, nëse jo do ta riparaqes kërkesën”, -deklaroi Dule. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!