Rama “leksione” për dyshen Kurti – Vuçiç/ “Kumbarët” e kryeministrit tensionojnë presidentin serb

schedule22:06 - 7 Korrik, 2023

schedule 22:06 - 7 Korrik, 2023

BEOGRAD- Turi ballkaninik i kryeministrit Edi Rama u përmbyll në Beograd. Edhe në takimin me presidentin serb, kreu I qeverisë shqiptare diskutoi për tensioned në very të Kosovës. Në konferfencën e përbashkët Rama i tha Vucic se nuk ka rrugë tjetër për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve vec zbatimit të planit franko gjerman. Ndërsa i tërhoqi vëmendjen presidentit serb se nuk duhet nënvlerësuar përshkallëzimi i tensioneve.

“Rruga e vetme sipas meje është jo rruga e rritjes së tensioneve po r rruga e dialogut dhe dakordësisë që buron nga plani franko gjerman..nuk dua të përsëris këtuatë që kam thënë në prishtinë.. askush nuk duhet ta nënvleftësojë përshkallëzimin e situatës në veri… kjo do ta bënte situatën të ngjashme me donabsin.  Ndërkohë që sot situate është ende shumë e kontrollueshme në rast se pikat e përcaktuara qartësisht për deeskalimi zbatohen pa por dhe pa sikur”

Në konferencë u vu re edhe një tensionim nga ana e presidentit serb pas deklaratave të kryeministrit se  drafti I hartuar nuk është një kontribut i Edi Ramës por një kontribut i dy kumbarëve të Gjermanisë dhe Francës.

“Drafti është një kontribut nga ana ime dhe i pa konsultuar me palët, nuk është kontribut në emër të Kosovës sepse flasin ata që e përfaqësojnë dh është një kotribut i dy kumbarëve franko gjerman dhe u takon palëve ta kosiderojnë apo jo…”

Për të mos dëgjuar përgjigjet e Ramës Vuçiç madje ka hequr edhe kufjet.  Vuçiç tha se atyre që iu është propozuar drafti nuk janë kumbarë dhe se Serbia i zgjedh vetë kumbarët.

Megjithatë të dy liderët kanë qënë në një mendje për samitin e procesit të berlinit që do të zhvillohet në tiranë. Kryeministri Rama tha se synimi është që samiti të jetë një sukses për rajonin me qëllim rritjen e financimeve nga BE për vendet e rajonit. Ndërsa Vucic tha se Serbia do të bëjë më të mirën për të vijuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore me Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!