Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Presidentit Ilir Meta emërimin e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, në postin e Ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Ajazi dha pak ditë më parë dorëheqjen nga drejtimi i shërbimit informativ, duke ngritur një seri pikëpyetjesh mbi këtë veprim të papritur. Në lidhje me dorëheqjen e Ajazit nuk u bë publik asnjë motivacion, as nga ai vetë dhe as nga Kryeministria. Opozita foli për një vendim të detyruar nga presionet e mazhorancës, ndërkohë që propozimi i Ramës për ta dërguar në NATO ish-kreun e SHISH, duket se të paktën në aparencë, tregon për një dakortësi mes tyre./abcnews.al
Rama i propozon Presidentit emërimin e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, si ambasador në NATO
schedule17:34 - 13 Nëntor, 2017
schedule 17:34 - 13 Nëntor, 2017