Rama i prerë: Analizë për cdo kat mbi lejen e ndërtimit

schedule07:35 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 07:35 - 3 Dhjetor, 2019

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se do të fillojë analizimi për çdo kat që është mbi lejen e ndërtimit brenda perimetrit të zonës së shpallur emergjencë.

Folëm për riparimet, pastrimin duhet përgatitur me shpejtësi me bashkinë përkatëse raporti për katet që janë mbi lejet e ndërtimit, flasim këtu jo vetëm për godinat e dëmtuara por edhe për ato të pandëMtuara. Është me shumë rëndësI të kemi një listë shumë të saktë të personave që do të hyjnë në programin e rindërtimit”, tha Rama duke shtuar se të gjithë atyre që nuk u është dëmtuar shtëpia do të lënë hotelet.

Duhet të fillojmë të kthejnë nga hotelet në shtëpit ata që nuk e kanë shtëpitë e padëmtuar”, tha kryeministri.

Po ashtu Rama zbuloi se së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme do të shkojnë në Samitin e NATO-s në Londër.

Ai është shprehur se përveç samitit ka një detyrë që të bisedojë me të homologët për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm.

Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll. Artan Shkreli të bëjë gati konferencën për të paraqitur në vijim për publikun një ekspoze’, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!