Rama i përgjigjet opozitës: Bërtet hajduti kapeni hajdutin! Kanë vjedhur aq shumë sa…

schedule14:02 - 21 Nëntor, 2022

schedule 14:02 - 21 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, i është përgjigjur akuzave të opozitës për vjedhje.

Berisha nga Shkodra ka hedhur akuza ndaj qeverisë për keqmenaxhimin e zonave që rrezikohen të përmbyten. Sipas tij, kryeministria Rama dhe ministrja Balluku urdhëruan hapjen e qëllimshme të portës në Vaun e Dejës për të vijuar me vjedhjen e energjisë.

Rama duke iu përgjigjur, shkruan se opozita ka vjedhur aq shumë, sa tani shohin vetëm vjedhje pas çdo gjëje.

Rama: Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!