Rama i përgjigjet Metës: Dashuri me kod, më dërgoi letër pasi u dogj KZAZ

schedule12:00 - 28 Qershor, 2019

schedule 12:00 - 28 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama letrës së Presidentit të Republikës Ilir Meta iu përgjigj nga Himara ku ndali fushatën elektorale. Shefi i qeverisë theksoi se letra iu shkrua pas djegies së KZAZ në Vaun e Dejës si për t’i dhënë mesazhin; reflekto se e sheh çfarë ndodh. Pavarësisht kësaj kryeministri theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe këtë nuk e ndalon asgjë.

Dashuri me kod. Kështu e ka lexuar kryeministri Edi Rama letren qe i shkroi Presidenti i Republikes Ilir Meta të enjten mbrëma.

“Më kishte çuar edhe një letër dashurie mbrëmë që ma çoi pasi u dogj KAZAZ në Vaun e Dejës dashuri me kod: Reflekto Edi se e shikon se ç’po ndodh”.

Rama iu përgjigj Metës  që i kujtoi Ramiz Alinë dhe shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991 nga Himara ku ndali fushatën elektorale.

“Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet, por Ramiz Alia e kishte gjithë popullin në rrugë. Ishte gjithë shqiptaria e ngritur për të ndryshuar sistemin. Kështu si erdhi puna edhe Bujar Nishani na del si Xhefersoni dhe Ramiz Alia na del në burrë shteti që shtyu zgjedhjet për të evituar që ta merrnin e ta hidhnin atë dhe byronë në fund të detit”.

Shtyrja e zgjedhjeve vendore tha Rama tashme nuk kerkohet nga populli.

“Cili popull është ngritur për të shtyrë zgjedhjet?, populli i atyre familjarëve të kreut të bashkisë së Vaut të Dejës apo i punonjësve bashkiakë që i mori në qafë një hileqar e i pabesë, një burrë që nuk e meriton të quhet i tillë që vetë pi raki dhe njerëzit e tij i çon në burg”.

Kryeministri  i dha dhe një përgjigje opozitës, e cila u distancua nga zjarrvënia në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Vaun e Dejës dhe e konsideroi atë një skenar të qeverisë.

“Gjejnë njerëz të sinqertë, besnikë, të vendosur, por edhe budallenj që u besojnë këtyre dhe kthehen në mish për top për këta, për Zef Hilën që vetëm burrë nuk mund të quhet me atë që bëri dje dhe meriton përbuzjen qytetare të gjithë Shqipërisë, sikurse ata që dalin më mbrapa që nga Lulzimi deri te fallxhorja e thonë se KAZAZ e Vaut të Dejës e sulmuan Rama me Lleshajn”.

Pavarësisht dekretit të tretë të kryetarit të shtetit, shefi i qeverisë thotë se 30 qershorin se luan as topi dhe kjo sipas Ramës, se qytetarët duhet të japin një mesazh.

“30 qershori është dita e ndëshkimit përfundimtar të kësaj politike maskaradë të këtyre karnavaleve”.

Ndërsa vetë kryeministri mesazhin e tij ja çoi Presidentit, ndërsa i tha se negociatat me Bashkimin Europina do të hapen dhe vendi do të duhet të provoje se drejtësia funksionon.

“Presidentët në Francë kanë qenë e janë në hetim dhe i nënshtrohen drejtësisë. Drejtësia nuk pyet nëse je apo nuk je kryeministër”.

Ndërkohë Kryeministri përsëriti se ata që prishin procesin zgjedhor do të dënohen e do të ngujohen brenda vendit sipas legjilacionit në fuqi.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!