Rama i përgjigjet kritikave të Osmanit dhe Gjukanoviçit: Ballkani i hapur nuk do të ndalet, kjo nismë nxit paqen

schedule20:12 - 18 Maj, 2022

schedule 20:12 - 18 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama theksoi sërish rëndësinë e Ballkanit të Hapur për vendin tonë, këtë herë në një përgjigje ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe homologut të saj të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç të cilët janë shprehur kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

Rama shkruan në Twitter se Ballkani i hapur nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk ndalet dot.

Rama shkruan në Twitter  se kushdo që është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet, por se kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama në Twitter.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vizitoi sot Kosovën ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani. Në konferencën për media pas takimit, u fol edhe për nismën “Ballkani i Hapur” ku të dy liderët thanë se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor .

Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Gjukanoviç.

Deklaratave të këtyre liderëve u parapriu një koment i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviçit, i cili tha se do t’i bashkoheshin kësaj nisme nëse do i bashkoheshin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

/abcnews.al/