Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama i përgjigjet Iranit: Kryeministri: Ju jeni armiq të lirisë, nuk ju interesojnë shqiptarët

schedule20:19 - 8 Qershor, 2026

schedule 20:19 - 8 Qershor, 2026

Kryeministri shqiptar Edi Rama i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghai, i cili në një konferencë për shtyp këtë të hënë deklaroi se Tirana zyrtare do të thotë se edhe flamingot janë agjentë iranianë, pasi u pyet për akuzat e ngritura nga Qeveria Shqiptare lidhur me sulmet e faktuara që vijnë nga ana e Teheranit. Duke shpërndarë deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane në X, Kryeministri shqiptar iu kundërpërgjigj kësaj deklarate duke rikujtuar sulmet që Irani ka kryer në aspektin kibernetik kundër vendit tonë.

“Pra tani papritur ju interesojnë shqiptarët? Të njëjtët shqiptarë, institucionet, shërbimet publike dhe infrastruktura digjitale e të cilëve u vunë në shënjestër të një fushate kibernetike që synonte të paralizonte një vend të tërë dhe për të cilën hetimet ndërkombëtare kanë gjurmuar aktorë të lidhur dhe të mbështetur nga regjimi juaj. Ne i njohim shumë mirë ato gjurmë. E dimë që ajo që ka nxitur armiqësinë tuaj ndaj Shqipërisë nuk ka qenë kurrë sionizmi, apo ndonjë slogan tjetër i përshtatshëm i propagandës suaj të neveritshme. Është armiqësia juaj ndaj vetë lirisë.”

Në kundërpërgjigjen e tij ndaj zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Rama u ndal edhe te strehimi që Shqipëria u ka bërë muxhahedinëve, por edhe hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se Shqipëria nuk do të ndryshojë dhe se dyert e saj janë të hapura për këdo i cili është persekutuar sepse kërkon liri.



“Ne nuk i braktisim njerëzit që trokasin në derën tonë duke kërkuar mbrojtje nga shtypja. Nuk e bëmë kur hebrenjtë që iknin nga persekutimi nazist kishin nevojë për strehë. Ne u bëmë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj. Dhe nuk do t’i zhgënjejmë iranianët që kërkojnë siguri nga intimidimi, persekutimi apo atentatet. Regjimi juaj mund të hakojë rrjete, të burgosë kritikët, të censurojë zërat, të kërcënojë kundërshtarët, të bullizojë fqinjët dhe të fabrikojë justifikime të pafundme për dështimet e veta. Por ai nuk mund t’i shpëtojë realitetit përgjithmonë.”

Kryeministri shqiptar shkroi në statusin e tij në X se Shqipëria nuk do të intimidohet kurrë, sepse ka mbajtur anën e të drejtës duke mbrojtur më të pafajshmit, ndërsa në statusin e tij shkroi po ashtu se populli iranian meriton liri dhe dinjitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!