Rama “i mbyll derën” Berishës për presidentin: Nuk negocioj me non gratën dhe shpurën e tij

schedule11:04 - 7 Maj, 2022

schedule 11:04 - 7 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kategorikisht  Sali Berishën dhe Rithemelimin e PD në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ndërkohë që “Rithemelimi” përcaktoi një trupë negociues për kreun e ri të shtetit, Rama tha se PS nuk njeh asnjë kërkesë që vjen nga ai drejtim. Ai theksoi se nga Berisha nuk do të pranonte një mendim as për të vënë një hu gardhi në fund të Lanës.

Lexo edhe: Rama-SPAK: Merruni me “non grata-t”, përdorni grepin për të kapur peshkaqenët, jo peshqit e vegjël

“E përjashtoj kategorikisht si të klasifikueshëm non gratën e madhe dhe shpurën e tij. PS nuk do të njohë në asnjë rast asnjë vendim dhe asnjë kërkesë që buron nga ai drejtim. Ai është drejtim me të cilin politika e PS nuk duhet të ketë asnjë lidhje. Ne s’do të kemi asnjë lidhje. Të hidhen përpjetë. Ne nuk do të njohim asgjë që do të burojë nga ai burim i së keqes së madhe. Jo për presidentin, por as për rojen e cilësdo godinë, por as për një hu gardhi për ta vënë në  fund të Lanës.

Me shumë keqardhje për ata që i shkojnë mbrapa verbërisht asaj shpure. Ajo non gratë është gurë në qafën e Shqipërisë. Ata që i shkojnë pas tërheqin gurin për poshtë. Por ne nuk do ti lejojmë. Ne e shporrëm në 2013 dhe nuk ka shans të rikthehet më”, tha Rama.

Lexo edhe: Pas Berishës, Rama: E gjithë Shqipëri do Metën para SPAK-ut

Sakaq, Rama tha se PS, nuk e ka ende një emër për presidentin dhe theksoi se u duhet një president që të nderojë Shqipërinë.

“Ne nuk e kemi ende një emër. Kam dëgjuar që thonë jo do bëjmë letër, jo kritere… Unë di që ne kemi qenë në dy procese për zgjedhje për presidentin në opozitë. Një proces kur nuk i kishin votat dhe një që nuk i kishin. Ne nuk ishim naivë që të mendonim se duke shkuar atje në tryezë do të merrnim presidentin. Por bëmë detyrë tonë. Nuk vunë as nga këto barrierat.

Ne jemi në këtë proces jo për të larë gojën. Gojë për të larë kanë ata që jashtënxjerrin nga mëngjesi deri në darkë. Nuk na duhet konsensus, por një president që të nderojë Shqipërinë dhe të mos na turpërojë kur del në televizor apo kur flet për malin me gropa”, tha ai.

Ndërkaq, në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama përsëriti edh njëherë sot thirrjen e tij për SPAK që të hetojë Sali Berishën dhe zyrtarët e lartë.  Madje kreu i qeverisë, u shpreh hapur edhe për presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se jo vetëm ai, por e gjithë Shqipëria e do përpara SPAK-ut. g.v/abcnews.al