Kryeministri Edi Rama shkëmbeu disa batuta me sipërmarrësen e një fasonerie në Shkodër e cila është martuar me një shtetas italian me të cilin ka edhe një vajzë. Rama i këshilloi ata të shtojnë familjen.
“Çfarë prisni. A e dini ju që në Shqipëri fëmija e dytë vjen me fond. Nëse arrini të bëni dy përnjëherë akoma më mirë. Ke marrë alamet goce nga Shkodra”, u shpreh Rama.
Në sektorin e qepjes, Rama mori edhe një buqetë me lule, të cilat zgjodhi t’ia japë një zonje punonjëse duke shkëmbyer batuta me ta. “Më ra goja duke i thënë nuk i jepen lulet burrave. Lulet shkojnë te lulet jo te ferrat”, tha Rama./mv.abcnews.al