Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa, me origjinë shqiptare por e lindur dhe rritur në Itali.
Së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea ajo kanë vizituar kalanë e Krujës, ndërsa papritur është shfaqur kryeministri Rama.
“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndërr më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama, ndërsa më pas nxori nga xhepi pasaportën shqiptare për Ana Oxa-n (Hoxha). Tashëm jeni zyrtarisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit”, tha Rama.