Rama i hapi derën? Bushati: Përmirësimi i debatit politik duhet të vazhdojë nga PS

schedule12:33 - 2 Shtator, 2021

schedule 12:33 - 2 Shtator, 2021

Emri surprizë i artikuluar sot nga kryeministri Edi Rama për t’u rikthyer në PS është Ditmir Bushati. Rama e propozoi atë për anëtar kryesie ndërkohë që i ka besuar një vend në ekipin e tij për drejtimin e Akademisë për formimin e brezave të rinj në Partinë Socialiste.

Duke folur për mediat, Bushati deklaroi se do të vazhdojë të japë kontributin e tij për PS, duke theksuar se ajo që vetë kryeministri Edi Rama citoi, përmirësimi i debatit politik duhet të vazhdojë nga PS.

“Ju falenderoj për interesin që keni për asamblenë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste. Kam përshtypjen që në fjalën e tij Rama e cilësoi që ka vend për të përmirësuar debatin politik dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik duhet të vazhdojë nga Partia Socialiste”, tha Bushati. m.v/abcnews.al