Rama i gatshëm për të plotësuar kërkesat, kërkon dialog me studentët

schedule15:18 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 15:18 - 14 Dhjetor, 2018

Kryeministri Rama sërish sot iu ka kujtuar studentëve protestues se është dakord me kërkesat e tyre, por të gjitha bashkë mund të arrihen përmes një dialogu mes qeverisë dhe studentëve.

Këtë kryeministri e ka shprehur përmes një postimi në Instagram, ku drejton edhe pyetjen e përsëritur për protestuesit: Ku do e lëmë pra?

Gjatë gjithë ditëve të protestës shefi i qeverisë ka mbrojtur me forcë idenë e dialogut me studentët, duke theksuar se kjo është rruga e duhur për plotësimin e kërkesave të tyre, por edhe më shumë se aq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!