Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Hagë.
Ai ka vizituar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka takuar me zv/Presidentin Kirill Gevorgian.
Rama ka shkëmbyer dhurata me Gevorgian, i cili i dha kryeministrit dy pako.
Ndërsa kryeministri i dhuroi në mënyrë simbolike helmetën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar.
Rama feston sot 58-vjetorin dhe me sa duket Gevorgian vendosi ta surprizonte me një dhuratë. Nuk dihet se çfarë kishte brenda, por kryeministri e priti me buzëqeshje./Abcnews.al/