Rama: Hera e fundit që furnizimi me ujë është temë në fushatë elektorale

schedule11:12 - 31 Mars, 2021

schedule 11:12 - 31 Mars, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi gjatë inspektimit të punimeve për Ujësjellësin e Vaut të Dejës se kjo është hera e fundit që uji është temë e fushatës elektorale.

Kryeministri theksoi se pas 50 vitesh me dy orë ujë në ditë, në Vaun e Dejës po përfundon ujësjellësi që çon 24 orë ujë në të gjitha shtëpitë e kësaj zone.

“Pas 50 vitesh me 2 orë ujë në ditë ose hiç fare gjatë verës, përfundon ujësjellësi i ri; 22.6 kilometra rrjet shpërndarës që çon 24 orë ujë në shtëpitë e kësaj zone

Jemi në gjendje të themi se në qendrat urbane të vendit do kemi 24 orë ujë në qendrat urbane të Shqipërisë. Uji është herë e fundit që është temë fushate elektorale. Këtu në këto zona nuk ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit”, tha Rama./mv.abcnews.al