Rama: Hapim një tjetër grupkapitujsh të negociatave të anëtarësimit me BE-në

schedule08:38 - 14 Prill, 2025

schedule 08:38 - 14 Prill, 2025

Këtë të hënë më 14 prill do të hapet një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE. Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme Bruksel dhe Luksemburg për të kryesuar Shqipërinë në çeljen e grupkapitullit të dytë të negociatave me Bashkimin Europian.

Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook, sjell në vëmendje rëndësi e procesit të integrimit europian.

Gjithashtu ai ka bërë një falënderim për emigrantët shqiptarë dhe mbështetjen që mori gjatë takimit të zhvilluar me Diasporën në Milano një ditë më parë.

“Mirë mëngjes dhe me kënaqësinë e madhe, e falënderimin e përulur, për mikpritjen e djeshme të shqiptarëve të Italisë në Milano, si edhe me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!